Make a blog

Lori-Xh

1 year ago

Insomnia

Ndonjehere jeta jone eshte kaq e paperfillshme ne Univers , sa shpesh mendoj se jemi thjesht milingonat e nje bote gjigande qe na shkel me kembe dhe ne shtohemi e shtohemi vazhdimisht qe te mos humbasim identitetin. E kemi vetequajtur veten Qenie Humane, dhe cdo dite qe kalon e vrasim pak nga pak kete emertim. Me kete ritem te furishem te luksit, teknologjise , me e mira do ishte te na quanin Qenie Robotike. Robote qe punojne me orare te zgjatura qe te arrijne luksin e deshiruar. Por, Hold on a second... Keto qenie qe jemi shnderruar nuk duan me dashurine njerezore, ate qe te ben te ndjesh se jemi vertet per nje qellim madhor ne jete. Duan vetem te fitojne boten, ti tregojne asaj se cfare mund te arrijne, duan luksin dhe materializmat robotike. Humbasin shpirtin dhe nuk arrijne ta kuptojne. Por nese ke humbur shpirtin cfare te duhet me bota? Sa keq qe po prodhohen te tilla qenie! Te gjitha keto mendime me shkaktojne Insomnia, pagjumesi te thelle. Jane aq te dhimbshme sa pa frike e vrasin dhe e copetojne gjumin ne mijera copa. Por sado qenie robotike te jene shnderruar, un thjesht e di qe shpirti I tyre eshte I strrukur diku dhe nuk ka humbur plotesisht. Ata duhet vetem ta gjejne ate dhe ta rifitojne. Pastaj... oh pastaj nuk kane per cfare ta duan boten.